E shtunë, 3 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Do eliminonte Nuredin Dumanin, Gjykata lë në burg vrasësin me pagesë Arben Lamçja

I dyshuar si vrasës me pagesë, Arben Lamçja u la në burg pa afat nga Gjykata Antikorrupsion. Ai ishte shpallur në kërkim nga operacioni i famshëm “Plumbi i Artë”, ku u lëshuan 32 urdhërarreste përmes dëshmisë së të mbrojturit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Pikërisht për këtë të fundit, Lamçja dyshohet nga SPAK si personi që do ta ekzekutonte atë me urdhër Franc Çopjas, ndër personat më të rrezikshëm në Elbasan. Sipas kësaj prokurorie Arben Lamçja informoi porositësin e vrasjes se ka marrë përsipër vrasjen dhe ka filluar ndjekjen së bashku me njerëzit e tij.

Reklamë

Në këto kushte ai akuzohet nga Prokuroria Speciale për sigurim të kushteve për të vrarë Nuredin Dumanin. Mbi Arben Lamçen rëndon edhe akuza e pastrimit të parave që për burim kanë veprimtarinë kriminale të vëllezërve, Hajdar dhe Franc Çopja, ku ai shërbente si një ushtarët më të besuar të tyre.

50-vjeçari u arrestua më 4 gusht në Kosovë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme që i kishte caktuar masën e arrest në burg në mungesë. Sipas SPAK pas goditjes së bandës së vëllezërve Çopja, u zbulua se Arben Lamçja gjatë periudhës tetor-nëntor 2020 ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Nuredin Dumanit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë