E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Do dyfishohet investimi për arsimin”, Berisha në Durrës: Mbështesim me 5000 euro këdo që nis një start up

Kreu i PD-së Sali Berisha zhvilloi mbrëmjen e kësaj të marte takim përmbyllës me qytetarët në Durrës.

Në fjalën e tij, Berisha tha se me ardhjen në pushtet të PD-së, do të dyfishohet investimi për arsimin, duke shtuar se do të hiqet mesatarja për universitetet.

Reklamë

Berisha nënvizoi se të rinjtë që duan të nisin një start up apo biznes, do të mbështetet me një fond, 5000 euro grant për person.

Berisha: Do rikthejmë të rinjtë shqiptarë nga mbarë bota. Ndaj dhe këtu para jush zotohem se do dyfishohet investimi për arsimin, për rikthimin te shkolla moderne, për mësues që s’do paguhen kurrë nën 1000 euro. Hiqet mesatarja për universitetet. Çdo i ri që diplomohet do ketë një vend pune të garantuar në sektor publik apo privat. Në 100 ditët e para krijohet fondi i rinisë me të cilin do mbështesim me grante, çdo të ri 5000 euro grant për çdo të ri që do të nis start up apo biznes.

Start up do ketë fondin e veçantë. Çdo punëmarrës që punëson të rinj do ketë 70% zbritje në taksa. Për talentin e të rinjve në sport dhe kulturë fond i veçantë për ti mbështetur ata 5 mln euro. Kjo do lehtësojë garën botërore të rinjve tanë. Qeveria e ardhshme, në epiqendër të programit do ketë fëmijët dhe të rinjtë e Shqipërisë. Duhet që ata të ndërtojnë ëndrrën në këtë vend. Vetëm ëndrra e tyre e bën Shqipërinë me të ardhme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë