Subscribe

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka prezantuar sot rezultatet e megaoperacionit “Tempulli”.

 

Në fjalën e tij, Balla tha se janë sekuestruar mijëra kg drogë, teksa shtoi më tej se puna e policisë nuk do të ndalet në asnjë moment dhe se në fokus do të jenë grupet kriminale dhe çmontimi i tyre.

 

Policia e Shtetit ka arritur rezultate domethënëse edhe në këtë drejtim me 57 operacione policore, 180 mijë rrënjë kanabis të asgjësuatmra në 100 ditët e fu!dit, mbi 1 ton lëndë narkotike kanabis e sekuestruar, rreth 9.5 kg lëndë narkotike kokainë, 11 300 tableta ekstazi të sekuestruara.

 

Sigurisht të dhënat nuk duhet të na bëjnë të vetëkënaqur por janë një motiv për të thelluar më tej rezultatet e arritura deri më tani.

 

Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit

 

Rritja e performancës së Policisë së Shtetit lidhet në mënyrë të pandashme me procesin e vetëpastrimit, e cila tashmë ka hyrë në një fazë të re për të çrrënjosur një herë e përgjithmonë nga trupa e shëndoshë e policisë së shtetit elementët e dëmshëm të inkriminuar apo shkelës së etikës, të cilët njollosin punën e palodhur të mijëra e mijëra uniformave blu që shërbejnë me vendosmëri të palëkundur shtetit të së drejtës dhe në mbrojtje të qytetarëve të këtij vendi.

 

Lufta kundër krimit të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike mbeten prioritet kryesor dhe goditjet e forta kundër grupeve kriminale do të intensifikohen çdo ditë.

 

Hetime komplekse nën drejtimin e SPAK apo prokurorive në rrethe do të çmontojnë grupe të përfshira në ngjarje të rënda, si vrasje, apo trafiqe e pastrime parash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *