Presidenti i Malit të Zi Milo Djukanovic ka deklaruar se Minishengeni Ballkanik nuk rivalizon projektin e BE-së.

 

Djukanovic është shprehur se nuk ka asnjë shans që kjo nismë të ndryshojë strategjinë për integrimin në BE, por ka si qëllim ta përshpejtojë këtë proces.

 

“Mendoj që është shumë e qartë. Nuk mendoj se pjesëmarrja e të gjithëve në këtë dialog në vetvete përmban idenë e krijimit të ndonjë bashkimi, bashkimi ballkanik për të zëvendësuar anëtarësimin tonë në BE. Ne dëshirojmë të jemi anëtarë të BE, në këtë fushë ne kemi kohë që punojmë dhe kemi negociuar për 7 vjet me BE prandaj nuk jemi të gatshëm të ndryshojmë drejtimin strategjik tani. Nuk kemi marrë asnjë informacion të ri që do të ngurronim, kemi deklaruar që jemi kundër çdo ideje për të ndërruar rregullat e lojës tani, sepse rregullat janë vendosur në Selanik në 2003, dhe më tej në 2013 kur filluam bisedimet. Mali i Zi nuk do të donte ta zëvendësonte këtë gjë me bashkim tjetër. I njohim të gjitha iniciativat rajonale që na sjellin më afër këtij qëllimi. Mbështetja e BE dhe institucioneve të tij, dhe SHBA, për mua personalisht ndihmojnë për ta përshpejtuar anëtarësinë tonë në BE dhe do të largojë padurimin e qytetarëve tanë për të hyrë në BE sa më shpejt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *