E martë, 15 Shtator 2026 Film TV deri në 00:45 Në vijim ora 00:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Djemtë e Britney Spears marrin mbiemrin e saj

Ilustrim · Vizion Plus

Djemtë e këngëtares Britney Spears, Sean Preston dhe Jayden James, thuhet se kanë filluar të përdorin mbiemrin e nënës së tyre, Spears, në vend të mbiemrit të babait të tyre.

Sipas raportimeve të Us Weekly, dy të rinjtë, 20 dhe 19 vjeç, nuk kanë bërë ende një ndryshim zyrtar në dokumente, por në jetën e përditshme po identifikohen me mbiemrin Spears, në vend të Federline, që është mbiemri i babait të tyre, Kevin Federline.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Britney Spears publikoi në Instagram foto ku shfaqet së bashku me dy djemtë e saj për herë të parë pas shumë vitesh. Ata pozonin në një jaht, me këngëtaren mes tyre.


Britney i lindi dy djemtë në vitet 2005 dhe 2006, gjatë martesës së saj me Kevin Federline. Çifti u nda në vitin 2007. Për një periudhë, këngëtarja kishte një marrëdhënie të distancuar me fëmijët, pasi ata u zhvendosën në Hawaii në vitin 2023 me babain e tyre. Së fundmi, ata janë rikthyer në Kaliforni dhe po qëndrojnë pranë nënës së tyre.

Madje, edhe pas një incidenti të fundit me ligjin për drejtim të rrezikshëm, djemtë i kanë qëndruar pranë dhe po përpiqen ta mbështesin.

Sipas burimeve pranë familjes, “fëmijët janë rritur dhe duan nënën e tyre në jetën e tyre”, ndërsa Britney ndihet shumë e lumtur dhe mirënjohëse që i ka sërish pranë.

Ana Miha
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh