Një zjarr është regjistruar pak më parë në fshatin Çiflik.

 

Pakujdesia e disa banorëve të fshatit që ishin duke djegur mbeturinat në tokat e tyre ka bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi drejt ullishteve,i favorizuar edhe nga era .

 

Drejt zjarrit janē nisur 2 mjete zjarrëfikëse dhe 8 punonjës,të cilët kanë kapur në kohë flakët,duke shmangur edhe rrezikun e përhapjes së tyre drejt ullishteve të tjera të zonës.

 

Zjarrëfikësit kanë mundur të lokalizojnë flakët dhe të kryejnë shuarjen e tyre në një kohë të shkurtër.

 

Si rezultat i zjarrit raportohet se është shkrumbuar një sipërfaqe prej  100 metër katror ullishte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *