12 pacientët që mbetën të plagosur nga zjarri që shpërtheu pak ditë më parë në një spital të përkohshëm COVID në Tetovë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Në një prononcim për mediat në Maqedoninë e Veriu, infermierja Hanife Demiri tregoi se gjendja shëndetësore e pacientëve që iu shpëtuan flakëve, paraqitet e qëndrueshme.

 

Sa iu përket pacientëve që nuk u lënduan rëndë, po trajtohen nga Covid-19 në spitalin e Shkupit.

 

“Janë në gjendje të mirë dhe stabile. Tash ishim, i vizituam pacientët. Ka nga covid-i që shërohen domethenë nuk ka me djegie dhe janë në gjendje stabile të mirë”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *