Djegia e makinave është kthyer thuajse në një ngjarje krejt e zakonshme në qytetin e Vlorës.

Një tjetër makinë është djegur mengjesin e kësaj të shtune në qytetin bregdetar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, në lagjen “Lirim”, rruga “Zigur Lelo” ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht automjeti tip Opel Vectra me targa VL 7522 C, në pronësi të shtetasit G.H..

Grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve.

Ne muajt e fundit kane qene te shumta rastat kur makinave ne disa zona te Vlores i eshte vendosur flaka ne menyre te qellimshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *