E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Djegia” e presidentit sjell zgjedhje

Parlamenti shqiptar ka mbyllur të enjten e kaluar raundin e dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, pasi nuk kishte asnjë kandidaturë. Ndërkohë, votimi i tretë është përcaktuar të mbahet më 27 Prill, për t’i dhënë më shumë kohë negociatave me opozitën, që kjo e fundit të bëhet pjesë e procesit.

 

Por, ç’ndodh nëse digjen të pesta raundet e votimit? Shpjegimi vjen nga juristi dhe ish-kryetari i KQZ Çlirim Gjata.

 

Reklamë

Në rast se do kemi zgjedhje të parakohshme, afatet për regjistrim të partive dhe koalicioneve do rivendosen, argumenton Gjata.

 

Ish-kreu i KQZ vlerësoi normale vendimin e KQZ, e cila nuk morri të konsideratë kërkesën e PS dhe LSI për shtyrjen e afateve për regjistrimin e koalicioneve.

 

Menjëherë pas dështimit të votimit të dytë për zgjedhjet e kreut të ri të shtetit, kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se nuk e shikon si një variant konstruktiv dhe të dobishëm dhe se nuk është ky qëllimi.

 

Më shumë video

Reklamë