Kreu i shtetit Ilir Meta ka sqaruar sërish deklaratën e tij se me 7 qershor ka pasur informacion për diegien e Kuvendit gjatë protestave të opozitës, duke theksuar se një fakt i tillë është i vërtetë dhe se ai nuk gënjen

 

Presidenti është shprehur se dokumentin e disponon dhe ai ka kërkuar që ti vihet ne dispozicion deputetëve të Kuvendit.

 

“Sa i takon deklaratës sime të një elementi të ri për opinion publik se kam patur një informacion nga institucionet më të lartë të sigurisë, sekret i klasifikuar. Kjo është një e vërtetë dhe unë nuk kam thënë ndonjëherë ndonjë gënjeshtër. Unë nuk mund të them më shumë në respekt të ligjit. Ata e kanë mundësinë sipas ligjit të njihen me këtë informacion dhe të njihen sipas rregullave. Informacioni është tërësisht i vërtetë. Ajo që mund t’iu them me bindje të plotë.  Në këtë dokument ju do  ndiqni shqetësimet e kohës. Ju do ta shihni dhe do ta kuptoni se ishte një situatë e çmendur. Këtë  nuk mund ta përshkruante më mirë as vetë raporti i OSBE-ODIHR. Mos të harrojmë edhe të gjithë kontekstin e zhvillimeve në rajon, sepse zhvillimet ne vend nuk janë të shkëputuara nga vendet e tjera. Kjo nuk ishte surprizë. Bëhet fjalë për mungesë të përgjegjësisë së përbashkët. Kuptohet se edhe dikush përtej dy palëve mund ta shfrytëzonte situatën për akte të destabilizmit dhe kjo do të ishte e vështirë më pas për të gjetur aktorët e frymëzimit të këtij veprimi”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *