Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me vendimin e opozitës së bashkuar për dorëzimin e mandateve të deputetit.

 

Në një konferencë të paralajmëruar shefi i qeverisë ka deklaruar se opozita ka konsumuar një akt të panjohur të vendeve me zgjedhje që nga demokracitë perëndimore deri tek regjimet hibride.

 

“Kanë interesa partiake që synojnë përçarjen e zgjedhjeve. Duhet të përpiqemi, të shohim sa më qartë dhe të refletojmë sa më thellë, duke nisur nga vetja, pastaj duke parë rreth e rrotull. Opozita ka konsumuar një akt të panjohur të vendeve me zgjedhje që nga demokracitë perëndimore deri tek regjimet hibride. Po e nis nga vetja, jam zgjedhur kryeministër i Shqipërisë dy herë pas zgjedhjeve nën një qeveri të përbashkët me opozitën, të cilës i dhamë të gjitha portofolet që kërkoi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *