E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Djegia e mandateve nga këshilltarët bashkiakë, Veliaj: Çudi, kanë dy vite që nuk vijnë

Paralajmërimi i PD se edhe këshilltarët e saj në njësitë vendore do të japin dorëheqjen, ka sjellë reagimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

 

Reklamë

Përmes një postimi në Twitter, Veliaj thotë se këshilltarët e djathtë kanë dy vite që nuk shkojnë në këshillin Bashkiak të Tiranës për të votuar vendime të rëndësishme në  shërbim të qytetarëve dhe puna ka vijuar pa u bllokuar. Duke ironizuar qëndrimin e PD, Veliaj thotë se  “toka ka vazhduar të rrotullohet rreth diellit pa noj sekëlldi, le më paralizë”.

 

“Do i djegin për dy muajt e mbetur? Çudi! Ata kanë dy vjet që s’vijnë në këshillin e @BashkiaTirane dhe toka ka vazhduar të rrotullohet rreth diellit pa noj sekëlldi, le më paralizë!

Vazhdo të lexosh

Reklamë