Opozita zyrtarizoi braktisjen e parlamentit, këtë të mërkurë organi me i lartë i PD-së, këshilli kombëtar vendosi djegien e 43 mandateve të saj.

 

Ky është një vendim që tashmë është marrë dhe nga partia e dytë më e madhe opozitare në vend LSI-ja.  Vendimi i opozitës së bashkuar e fut Shqipërinë në një krizë të re politike, dalja e se cilës sot eshte jashtezakonisht e veshtirë te parashikohet.

 

Për të folur më shumë rreth kësaj situate politike të krijuar në vendin tonë, në edicionin qendror të lajmeve ka qenë deputeti i PS-së Ervin Bushati.

 

Në fjalën e tij deputeti socialist ka komentuar dhe anulimin e seancës Parlamentare të 21 shkurtit, ku theksoi se është bërë për çështje sigurie dhe për të ulur tensionet.

 

“Ne po përpiqemi me çdo mënyrë, madje edhe vendimmarrja për të mos pasur dhe për të anuluar kuvendin nesër me vjen keq se nuk po bëjmë punën tonë ndaj qytetarëve dhe ndaj shtetit por ka qenë me qëllim për të ctensionuar dhe për të rritur mundësinë e negocimit dhe të bisedimit  me një njeri që mesa duket i ka hyrë një rrugë të vetmuar.”

 

Shumica shpresonte që të mos ndodhte ky vendim ektrem por tashmë jemi përballë faktit. Cili është qëndrimi që do të mbajë shumica, çfarë do të bëjë PS?

Dorëzimi i Bashës bashkë me mandatet është një akt dëshpërimi politik, mazhoranca zgjidhet me votë dhe pushteti nuk merret as në tavolinë dhe as me dhunë këto janë parimet kryesore të demokracisë dhe sot Shqipëria një vend në NATO një vend që po aspiron për në BE një vend faktor stabiliteti edhe në rajon sot po shkon në një rrugë pa krye dhe pa fund dhe më vjen keq që Basha është i vetëm në këtë rrugë pasi po dëgjojmë të gjithë faktorët ndërkombëtarë, që po bëjnë thirrje se kjo është një rrugë pa krye.

 

Pra Partia Socialiste nuk ka çfarë bën dhe do të rrijë të vështrojë?

 

Jo absolutisht ne po përpiqemi që të flasim të bindim, të jemi të arsyeshëm dhe të ruajmë parimet bazë të demokracisë sepse nuk mund të bëjmë një precedent të rrezikshëm për historinë dhe demokracinë e re të Shqipërisë që nuk është vota e qytetarëve dhe e zgjedhësve që vendos se kush është mazhoranca dhe qeveria po janë marrëveshjet në tavolinë, apo aktet e dhunës të influencuara nga një grup i vogël njerëzish.

 

Zoti Bushati, praktikisht Shqipëria po hyn në një krizë të re politike e cila për nga forma është e panjohur, më parë në vendin tonë.

 

Zoti Basha do të jetë përgjegjës nesër jo vetëm para votuesve sepse kam përshtypjen e edhe demokratët e vërtetë nuk janë për një zgjidhje ku nuk është vota ajo që vendos.

 

Në qoftëse demokratët deri në fund duke I shteruar të gjitha afatet e dorëzimit të mandateve deri në KQZ etj, faktikisht ndodh kjo gjë do të kemi një parlament monokron me një ngjyrë, PS vetëm në parlament, a mund të funksionojë kështu parlamenti apo ka edhe zgjidhje të tjera që mund të ishin zgjedhjet e Parakohshme?

 

Që pas zgjedhjeve të 2017 më vjen keq të them se opozita shqiptare nuk ka qenë konstruktive nuk ka marrë pjesë në parlament, ka pasur mënyra të ndryshme për ta thënë atë që njihet si bojkoti I parlamentit që në shtator nuk ishte, erdhi vetëm në fund të dhjetorit vetëm që të mos digjeshin mandatet, e humbi trenin për shumë çështje dhe vendimarrje të rëndësishme ligjore, që vinin në parlament, dhe ato erdhën në parlament vetëm në fund të dhjetorit nuk erdhi as për buxhetin, as për ligjin e lojrave të fatit pra për gjithçka që kishte të bënte me qytetarët nuk ka ardhur që ta votonte. Ka ardhur dhe ka kushtezuar me kohë.

 

Ka një ndryshim nga djegia e mandateve?

 

Mua me duket teatrale djegie, është dorëzim mandatesh edhe Lulzim Basha po i dorëzohet rrugës së dhunës, bashkë me kryesinë. Kjo ka nisur me kohë që në momentin që ka nisur të protestonte dh eta bënte të dhunshme si të shtunën e kaluar.

 

Zoti Bushati a do të thotë kjo se në këto kushte Shqipëria ta harrojë integrimin Evropian dhe hapjen e negociatave në qershor?

 

Më vjen të keq që ndërkohë që shqiptarët, mazhoranca qeveria ka bërë gjithçka me reformën në drejtësi dhe të gjithë reformat e tjera që janë vlerësuar nga FMN-ja, Banka Botërore nga SHBA-ja, BE-ja dhe ato të gjithë në sinkron po përpiqen që ti flasin zotit Bashan ë këtë rrugë të vetmuar që ka nisur dhe është një rrugë pa krye, të gjitha këto kanë qenë të vlerësuara. Nëse Shqipëria do të penalizohet gjë që nuk mendoj se do të ndodhë pasi besoj se zëri arsyes do të flasë jo vetëm tek Basha por tek një rrymë më e madhe mendimi brenda PD-së për ty kthyer nga kjo rrugë që nuk po e themi ne se është e pakrye por po e thonë të gjithë ndërkombëtarët. Ky është një vend që nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës.

 

Ajo që mbetet si shpresë e vetme për daljen nga kriza mund të jetë pikërisht faktori ndërkombëtar, presioni që mund të bëjë ai. Si mendoni ju për këtë aspekt?

 

Është shumë e vështirë që të ndërtosh një familje, një shtet, një shtëpi dhe është shumë më kollaj dhe më fëminore që të vësh një zjarr. Unë nuk dua që zoti Basha të hyjë në histori si një zjarrvanës I vetëm vetëm se nuk mund të fitojë me votë. Ky është fakti se ai nuk fiton dot me votë dhe po përpiqet me mënyra ekstrademokratike të dhunojë parlamentin të dhunaojë mazhorancën dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Nëse është kaq I zoti dhe mendon që argumentat politik që ka janë të vlefshëm për tre muaj janë zgjedhjet lokale dhe le ta provojë se argumentat e tij po ja mbështesin qytetarët. Ne po përpiqemi me çdo mënyrë, madje edhe vendimmarrja për të mos pasur dhe për të anuluar kuvendin nesër me vjen keq se nuk po bëjmë punën tonë ndaj qytetarëve dhe ndaj shtetit por ka qenë me qëllim për të ctensionuar dhe për të rritur mundësinë e negocimit dhe të bisedimit  me një njeri që mesa duket I ka hyrë një rrugë të vetmuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *