E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Djegia e mandateve/ Balla: Injorim i vullnetit të popullit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka takuar këtë të enjte një grup deputetësh, anëtarë të Komisionit për Çështjet Europiane në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit të Çekisë.

 

Balla pas takimit me përfaqësuesin e delegacionit të Komisionit për Çështjet Europiane të Parlamentit të Çekisë, Ondrej Benesik mbajtën një deklaratë për mediat. Në fjalën e tij kreu i grupit të PS-së ka komentuar edhe vendimin e opozitës për diegien e mandateve ku e ka cilësuar si një hap i pamenduar mirë.

 

Reklamë

“Si në çdo vend demokratik marrja e pushtetit me dhunë apo përpjekjet për delegjitimimin e proceseve demokratike është e papranueshme dhe e pa tolerueshme. Asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka të drejtë të dëmtojë perspektivën europiane të Shqipërisë dhe se mandatet parlamentare përfaqësojnë vullnetin e popullit. Dorëzimi apo dorëheqja prej tyre është injorimi i vullnetit të popullit”.

 

Ndërsa nga ana tjetër Benesík deklaroi se fusha e betejës e një deputeti të opozitës është Parlamenti.

Më shumë video

Reklamë