E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Djegia e KZAZ/ Shahini: Nuk merret pushteti me dhunë

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e së martës në Shkodër në KZAZ e vendosur në shkollën “Shejnaze Juka” në Shkodër, ku një grup personash i vunë zjarrin me qëllim djegien e materialeve zgjedhore.

 

Në reagimin e saj Shahini shkruan se dhuna është ushtruar nga PD e cila ka paralajmëruar sipas saj për të tjera shkolla sot. Shahini thekson se me dhunë nuk merret pushteti.

 

“Dita e fundit e mësimit është ditë e gëzueshme për nxënësit, të cilët kanë mbyllur mësimet, përshëndeten me shoqet e shokët dhe fillojnë pushimet. Por dhuna e ushtruar nga PD dje në shkollat e Shkodrës dhe paralajmërimi për të tjera shkolla sot, na bëri të shtyjmë këtë ditë të dashur për nxënësit në këto shkolla! Më vjen keq që partitë e pashpresa, në sajë të dëshpërimit të tyre elektoral, po dhunojnë gjithçka që u del përpara! Por me dhunë nuk merret pushteti dhe këtë fakt shpresoj ta kuptojnë sa më parë!”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë