I vendos qellimisht zjarrin një kasolleje me bazë materiale,  arrestohet nga policia.

 

Ngjarja ka ndodhur  në fshatin Sovjan vetem pak kilometra  larg nga qyteti i Maliqit.

 

Sherbimi zjarrfikes ben me dije se nga zjarri janë rrezikuar disa banesa ngjitur me kasollen e perfshire nga flaket.

 

Falë nderhyrjes së shpejtë të sherbimit zjarrfikës është bërë e mundur izolimi i flakëve.

 

Policia ka ndaluar autorin  të cilin  e ka shoqëruar në ambjentet  komisariatit të Maliqit ku dhe po merret në pyetje për të mesuar me shumë për shkakun e vënies së zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *