E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Djath me myk dhe në kushte skandaloze, mbyllet baxho në Shkodër

Inspektorët e AKU-së kanë kapur në flagrancë shtetasin Durim Gallubja  i cili  tregtonte djathë të bardhë pa asnjë lloj etikete si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

 

Inspektoret konstatuan se ky subjekt kryente veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore duke ruajtur produktin djathë në ambient frigoriferik me përmbajtje myku si dhe temperatura e trajtimit të qumështit nuk ishte në normat e lejuara.

Ndaj këtij subjekti u mor masë administrative gjobë 350.000 lekë , mbyllje të aktivitetit si dhe bllokim  të sasisë së produktit “djathë i bardhë” prej 120 kg, si dhe u morën mostra për analiza

Vazhdo të lexosh

Reklamë