E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 18 minuta më parë
Kulturë

“Djallëzorët” vijnë në Tiranë

Mikhail Bulgakov e quajti sistemin komunist një djall për shoqërinë: u largua nga Rusia e asaj kohe për të shkruar i lirë, por u censurua gjithnjë. Veprat e tij u botuan pas vdekjes. E vetmja që njihnin rusët ishte një vepër për Stalinin.

 

Në Tiranë, tregimi “Djallëzorët” vjen i konceptuar si një vepër teatrale. Regjisorët janë shtatë italianë dhe një shqiptare, Madi Selimi.

 

Reklamë

Regjisorët vendosin ta sjellin në Shqipëri për vetë faktin se vepra i flet një shoqërie që komunizmin e ka përjetuar nën lëkurën e vet.

 

Edhe pse vepra vjen e plotë, pa hequr asnjë fjalë, shfaqja premton të jetë eksperimentale në detaje, pa skenografi, dhe me element që na afrojnë me të shkuarën komuniste shqiptare.

 

“Djallëzorët” e nis rrugëtimin artistik në Teatrin Eksperimental në datat 9 dhe 10 nëntor, për të vijuar më tej në teatrin e Kukullave dhe Tulla Center.

Vazhdo të lexosh

Reklamë