Subscribe

Rrok Pepaj, babai i autorit të dyshuar të vrasjes së dy të rinjve në Malësinë e Madhe është arrestuar nga Policia e Shkodrës.

Ai akuzohet për “kultivim të lëndëve narkotike”.

Mbrëmjen e kaluar Rrok Pepaj ishte shoqeruar në polici në cilësinë e dëshmitarit të ngjarjes së rëndë të regjistruar ditët e fundit në Malësinë e Madhe ku nbë fshatin Vrith u gjetën të ekzekutuar Klement Pepaj 21 vjec dhe Vilson Cutaj 37 vjec.

Dyshohet se këta dy persona janë ekzekutuar nga Danjel Pepaj, djali i Rrok Pepaj.

Trupat e pajetë të Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj janë gjetur 250 metra larg parcelës me kanabis, ku dyshohet të ketë ndodhur edhe konflikti.

Ata janë qëlluar me breshëri plumbash me një armë zjarri automatik.

Për shkak të vrasjes dhe frikës nga gjakmarrja, familjarët e Danjel Pepaj janë ngujuar.

Autori i dyshuar ende nuk është kapur dhe ka dyshime të forta se mund të jetë larguar drejt Malit të Zi.

Konflikti mes të rinjve që ishin kushërinj me njeri-tjetrin ka ndodhur për shkak të parcelave me kanabis që ata kishin mbjellë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *