E mërkurë, 23 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Djali plagos nënën e djalin/ Pranga 29 vjeçarit me probleme mendore

Një konflikt brenda një familjeje mbrëmjen e të mërkurës në Gjirokastër përfundoi me plagosjen e dy personave, mes të cilëve një efektiv policie.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, në lagjen 11 janari, ku një 29-vjeçar me probleme të shëndetit mendor pas një debati me prindërit, tentoi të vriste nënë e tij me gërshërë duke i shkaktuar plagë në fytyrë.

Policia u perpoq ta ndalonte, por gjate nderhyrjes agresori qëlloi në kraharor edhe efektivin e policisë, Edmond Late, i cili mori disa plage.

Dy të lenduarit u derguan me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia mundi te arrestoje autorin 29-vjeçar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë