E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Djali i një ish-polici/ Kush është 31-vjeçari që u ekzekutua në Vlorë

Vlora u trondit nga një vrasje këtë të mërkurë. Viktima Tauland Beqiraj, 31 vjeç, njihej edhe me dy mbiemra të tjerë (Gjikaj dhe Manaj).

 

Reklamë

Sipas informacioneve, i riu lëvizte i armatosur dhe ju gjet një pistoletë në brez. Burime për “Vizion Plus” thanë se ai ishte djali i një ish-punonjësi policie dhe ishte me precedentë të mëparshëm penalë.

 

Sipas dëshmitarëve, Beqiraj ka qëndruar për më shumë se 5 minuta i shtrirë pasi u qëllua dhe më pas u mor nga ambulance. Ai ndërroi jetë rrugës për në spital.

 

Si autor të dyshuar të ngjarjes, policia vuri në pranga Andi Jonuzajn. Por nga ana tjetër, dëshmitarët pretendojnë se në mjet kanë parë edhe tri persona të tjerë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë