E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Djali i J.Lo: Mami mos i nxirr më shalët

Kur mamaja jote është Jennifer Lopez do të të duhet të përballesh me shumë pyetje dhe një nga këto është edhe: “Pse mami yt zhvishet kaq shumë?”

 

Reklamë

Me të tilla pyetje përballet Max, djali i këngëtares së njohur.

 

“E dini çfarë më pyeti një ditë Max?” – ka kujtuar J.Lo në një intervistë për “Build Series”. “Ai më tha: Ma, pse nuk vesh pantallona në koncertet e tua? Duhet të veshësh më shpesh pantallona. Mos i nxirr më shalët”.

 

Lopez tha se biseda me 9-vjeçarin ndodhi pas koncertit të saj të fundit në Las Vegas, ku këngëtarja u shqua për veshjet e saj mjaft ekstravagante.

 

“Unë ia ktheva: Oh, shpirt, por mami është një showgirl…” – ishte reagimi i këngëtares së “On The Floor”.

 

Max është njëri nga binjakët që Jennifer Lopez solli në jetë me këngëtarin latin Marc Anthony.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë