Të gjithë ata që kanë patur mundësinë të ndjekin ‘’Dashuri e pafund” në ekranin e Vizion Plus dhe Tring, nuk mund ta mohojnë që përveç fabulës së dashurisë së Nihanit dhe Kemalit, një arsye që i ka gozhduar para televizorit është bukuria e këtij të fundit. Aktori i mirënjohur Burak Özçivit, përveç se një emrat më të suksesshëm të momentit në kinematografi, njihet gjitashtu edhe si një prej meshkujve më të bukur në Turqi.

 

Por pas fotografive që ka postuar dje në Instagram bashkëshortja e tij, aktorja e njohur Fahriye Evcen, duhet ta pranojmë se bukuroshi i ri që do të pushtojë ekranin është djali i tyre, Karan.

 

Çifti i famshëm janë bërë prindër për herë të parë më 13 prill dhe nga ajo kohë e deri më sot, janë kujdesur të mos tregojnë portretin e vogëlushit në publik. Madje ata nuk pranuan as ofertat e majme nga revistat të cilët kërkonin ekskluzive një foto të tij. Por mami Fahriye nuk i ka rezistuar tundimit për t’u zbuluar fansave mrekullinë e saj të vogël, i cili sipas neve ngjan shumë me të atin./Living

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *