Djali i ish-presidentit të ndjerë Bujar Nishani komentoi në rrjetet sociale vendimin e një tjetër shteti të rëndësishëm perëndimor si Britani për të shpallur non-grata Sali Berishën.

 

Ersi Nishani shkruan mes të tjerash se lideri i PD e ka fituar betejen e tij me historine!

 

Partia shtet ka kapur cdo institucion te varur e te pavarur, shton djali i Bujar Nishanit, ka ndryshuar kushtetuten me mandate te blera, ka ndyshuar kodin zgjedhor dhe ne bashkepunim me krimin ka pamundesuar voten e lire.

 

 

Komenti i plotë i Ersi Nishanit:

 

Sali Berisha e ka fituar betejen e tij me historine!

Fleterrufeja e fundit me shume sesa nje sulm personal ndaj Sali Berishes eshte nje perpjekje, disi zhgenjyese, per te percare dhe dobesuar opoziten dhe per rrjedhoje demokracine ne Shqiperi. Opozita shqiptare ne 8 vitet e fundit po shkonte drejt asgjesimit. Rikthimi i Sali Berishes ne krye te saj eshte nje shkendije shprese jo vetem per ne demokratet, por per te gjithe ata shqiptare, te cilet duan te clirohen nga kthetrat e regjimit banditesk te Edi Rames.

Sot demokracia ne Shqiperi eshte me e dobet se kurre ne keto 30 vite. Sot partia shtet ka kapur cdo institucion te varur e te pavarur, ka ndryshuar kushtetuten me mandate te blera pa perfillur as edhe nje cast vullnetin e popullit, ka ndyshuar kodin zgjedhor dhe ne bashkepunim me krimin ka bere cdo gje per ta pamundesuar voten e lire dhe rotacionin e pushtetit.

Winston Churchill, titani i politikes britanike dhe asaj boterore thoshte:

“ Ne fund, dedikimi me i madh ndaj demokracise eshte njeriu i thjeshte, pa pushtet, i cili niset drejt kutive te votimit me nje laps ne dore e vendos nje kryq ne nje cope letre – asnje lloj thirrje apo retorike nuk do te ul kurre rendesine madhore te ketij akti.”

Prandaj dhe shqiptaret ne diten e votimit, nuk do te kete fleterrufe qe ti ndaloj te ushtrojne aktin primar te demokracise dhe te shporrin regjimin banditesk te Edi Rames!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *