Subscribe

Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku ish-bashkëshorti goditi gruan e tij në Vlorë, një tjetër rast i dhunës u regjistrua në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në fundjavë në afërsi të shkollës “Emin Duraku” ku pamjet tregojnë se si ky djalë i ri godet me grusht një vajzë. Sipas dëshmitarëve, të cilët panë skenën e dhunës ai e goditi dhe herë të tjera vajzën e në fund u largua me të me një makinë Volsvagen Golf ngjyre blu. Një ditë më parë në sy të fëmijëve Ilirjan Pajo 44 vjeç nga Vlora, goditi ish-bashkëshorten e tij, e cila për shkak të dhunës e kishte ndarë. Me grushta e shkelma, ai qëlloi gruan, e cila u mundua të shmangej bashkë më dy fëmijët në krahë. Menjëherë pas publikimit të videos, policia prangosi 44 vjeçarin ne zonën e tregut te madh ne lagjen “28 nëntori”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *