Një djalë 8-muajsh dyshohet të jetë i infektuar me koronavirus në Britaninë e Madhe. Për mediat e huaja foli babai i tij, i cili i shqetësuar deklaroi se jeta i është bërë si ferr.

 

“Djali i ka të gjitha simptomat e koronavirusit. Kam frikë se edhe vajza ime 4-vjeçare është infektuar. Po jetojmë në ferr. Ne po qëndrojmë të izoluar në shtëpi dhe po u japim fëmijëve paracetamol, por asgjë nuk po funksionon.”

 

Foshnja dhe nëna e tij janë futur në karantinë në shtëpinë e tyre, pasi të dy patën kontakte me një mjek të infektuar me virusin vdekjeprurës.

 

Koronavirusi ka shkaktuar më shumë se 1 mijë viktima, ndërsa është përhapur me shpejtësi në të gjithë botën. Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se një qytetar maqedonas rezulton I infektuar me  koronavirus  në anijen  turistike “Diamond Princess” në portin e Jokohamas në Japoni.

 

Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë dha lajmin e keq këtë të enjte se do të duhet kohë që të përgatitet vaksina kundër koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *