118 bobina filmike që tregojnë vitet e fundit të jetës së diktatorit Enver Hoxha do të digjitalizohen nga arkivi qendror i filmit. Marrëveshja është nënshkruar në ambientet e Arkivit Qendror ku edhe ruheshin materialet filmike bashkë me shpjegimet për jetën e diktatorit.
Ky vendim që erdhi si pasojë e degradimit dhe mosleximit të dokumenteve, do të mund të zbardhë me dixhitalizimin edhe shumë të vërteta.
Për drejtoreshën që do të nisë procesin, ky është një shembull i mirë për të shpëtuar historinë, e jo vetëm për të zbardhur shumëçka që nuk dimë.
Kjo marrëveshje zgjat 6 muaj e pas procesit të digjitalizimit, materiale do ti rikthehen sërish arkivit të shtetit. Më pas ato materiale që nuk do të klasifikohen si sekrete shtetërore, do të jenë të aksesueshme për të gjithë publikun.