Subscribe

Mbi 200 milionë dokumente arkivore për shqiptarët dhe historinë e shtetit shqiptar nga sot do te jenë lehtësisht të aksesueshme falë sistemit dixhital te ngritur nga ky arkiva e shtetit.

 

Kryeministri Rama, vizitoi ambientet e modernizuara nga ku tha se investimi garanton ruajtjen e kësaj pasurie kombëtare.

 

Edi Rama: “Kjo është një punë e mirë e vitit të Skënderbeut, se u bë shkak për t’u fokusuar më shumë dhe për ta adresuar një plagë të vjetër të rëndë. Fakti që tani gjithçka është e dixhitalizueshme, edhe origjinalet nuk janë më e vetmja mundësi, është garanci e madhe për ruajtjen e tyre. Ndërkohë që patjetër duhet të përfundojmë atë të garantimit të të gjithë dokumenteve origjinalë në atë territorin e Shkozës dhe sigurisht të vazhdojmë me elementët e tjera që kanë të bëjnë me krijimin e të gjithë hapësirës komplekse dhe gjysmë rekreative për orët, ose momentet e pushimit. Por gjëja më e rëndësishme është që u arrit të mbrohet ajo që i mbijetoi deklasifikimit, nga pikëpamja materiale, jo nga pikëpamja përmbajtjesore”.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave është pajisur gjithashtu edhe me një laborator te ri i cili merret me restaurimin dhe ruajtjen në një gjendje sa më të mirë të dokumenteve të vjetra. .

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *