E enjte, 5 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dixhitalizohen veprat e Fishtës

Në 145 vjetorin e lindjes së Gjergj Fishtës, një prej figurave më të shquara të letrave shqipe, vetëm Biblioteka Kombëtare përcjell një lajm të mirë. Veprat e tij “Mrizi i zanavet” dhe “Vallja e parrizit” janë dixhitalizuar dhe gjenden tashmë online në faqen zyrtare të bibliotekës. Versioni i dixhitalizuar i “Mrizit të zanavet” është botimi i tretë i publikuar në vitin 1931 në Shkodër, ndërsa “Vallja e parrizit” është zgjedhur të dixhitalizohet në botimin e shtypshkronjës françeskane në vitin 1925. Prej sot, dy veprat e Fishtës shumë lehtë mund të shfletohen dhe shkarkohen në çdo pajisje elektronike si kompjuter, laptop, tablet e celular për t’i lexuar kudo dhe kurdo pa asnjë kosto.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë