Subscribe

30 qershori ishte parashikuar si data e fundit kur shumica e shqiptarëve mund të kishin në televizorin e shtëpisë pa pagesë kanalet televizive. Por, nuk ndodhi kështu, pasi edhe sot, transmetimet analoge vijojnë në kryeqytet e në Durrës, ku pritej që procesi i dixhitalizimit të niste së pari.

 

Nga informacionet e bëra publike nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, sasia e dekoderave dixhitalë nuk është e mjaftueshme për t’u garantuar qytetarëve marrjen e programeve pa pagesë, pasi në Tiranë e Durrës numri i banorëve është i lartë.

 

Megjithatë, jo të gjithë janë informuar se ky proces përfundon këtë muaj e se është mjaft e rëndësishme të njoftohen shikuesit që të pajisen sa më shpejt me dekoder në mënyrë qe me mbylljen e transmetimeve analoge te mos ngelen pa akses në transmetimet televizive.

 

Ndaj edhe platforma Tring, ka një ofertë për të gjithë ata që ende nuk janë pajisur me dekoderin. Aparatin tokësor DVBT-2 që deri më tani e gjenit në treg për 6900 lekë, sot Tring e ofron për 3500 lekë. me gjysmën e çmimit Tring ofron edhe abonimin 3 mujor që nga sot e përfitoni me 2100 lekë.

 

E falë abonimit në Tring ju përfitoni cilësi më të lartë transmetimi dhe më shumë kanale Televiziv, sepse në platformën tokësore do të mund ndjekin bashke me kanalet Tring ne tokësor dhe të gjitha kanalet FREE që gjenit në transmetimin analog.

 

  • Top Channel
  • Top Neës
  • TV Klan
  • TV Klan Kosova
  • Klan PLUS
  • ABC Neës
  • Vizion PLUS
  • Neës 24
  • A1 Report
  • Report TV
  • In TV
  • RTSH-HD
  • RTSH2-HD
  • RTSH3-HD
  • RTSH-Sport
  • RTSH-Film
  • RTSH-Muzikë
  • RTSH-Shqip
  • RTK (Radio Televizioni Publik i Kosovës)
  • RTSH- Lajme
  • RTSH- Reportazhe
  • Channel One
  • Ora Neës
  • TV5
  • ScanTV
  • Tema TV

 

Këto janë ditët e fundit të realizimit të dixhitalizimit ndaj, nxitoni të bëheni pjesë e këtij procesi, e jo vetëm në Tiranë e Durrës, por kudo në Shqipëri, pasi brenda korrikut procesi i digjitalizimit nis edhe në rrethe.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *