Subscribe

Dixhitalizimi. Kjo është zgjidhja drejt së cilës do të shkojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbi sistemin e financimit të partive politike, si për shpenzimet vjetore dhe ato për fushën elektorale. Komisioneri shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi beson se përmes deklarimit online të të gjitha të ardhurave që partitë përfitojnë veçmas nga subjekte private jep më shumë mundësi për transparencë.

 

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEOR I ZGJEDHJEVE

 

Aktualisht raportimi financiar është një proces që kryhet tërësisht në letër. Mënyra aktuale e raportimit ofron shumë pak mundësi për aktorët e interesuar që të marrin informacione të plota mbi të dhënat që mbartin raportet e partive politike. Ne ma pas si KQZ por edhe të palëve të interesuara harxhojmë shumë kohë dhe energji për t’i analizuar këto të dhëna dhe në fund fare pak kuptojmë mbi problematikën reale të financimit të partive apo të fushatave zgjedhore.

 

Angazhimi i KQZ-së vjen si përgjigje edhe ndaj dyshimeve se paret e rusëve kanë depërtuar në financat e partive politike, e konkrerisht në Partinë Demokartike të Lulzim Bashës pesë vite më parë.

 

ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETEOR I ZGJEDHJEVE

 

Do të na nidmojë më së pari në si institucion mbi atë se nga i marrin paratë partitë politike, sa para ato marrin dhe si i shpenzojnë ato.

 

Sisitemi digjital i raportimit të financimeve pritet që brenda këtij viti pritet ngrihet si platformë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *