Nipi i madh i Mbretëreshës, Peter Philips dhe bashkëshortja e tij Autumn janë ndarë pas 12 vitesh martesë. Lajmi i ndarjes është dhënë nga vetë çifti të cilët kanë informuar familjet për vendimin e tyre dhe divorcin miqësor, pasi kanë vendosur se kjo do të ishte rruga më e mirë për dy fëmijët e tyre.

42-vjeçari dhe bashkëshortja e tij nuk janë parë së bashku në publik që prej muajit shtator dhe sipas deklaratës së bërë nga një zëdhënës i çiftit, ata të dy po qëndrojnë në Gloucestershire për të qenë bashkë si prindër të dy vajzave Savannah 9 vjeç dhe Isla 7 vjeç.

Në media ka zëra që thonë se 41-vjeçarja Autumn po mendon të shpëngulet për të jetuar në Kanada me vajzat dhe përflitet se për këtë vendim ajo është frymëzuar nga largimi i Dukës dhe Dukeshës së Sussex, që jetojnë tashmë në Kanada me djalin e tyre, Archie.

Ky lajm është më i fundit në vargun e zhvillimeve brenda familjes mbretore, pas vendimit të Princit Andrew për të hequr dorë nga detyrat e tij, skandalit të Jeffrey Epstein dhe largimit të Meghan Markle dhe Princ Harry-t muajin e kaluar.

Prishja e martesës mes Autumn dhe Peter do të jetë veçanërisht e dhimbshme për Mbretëreshën, 93 vjeçare, e cila gëzon një lidhje të ngushtë me bashkëshorten e nipit të saj.

Ndarja e bujshme e dyshes i jep fund një romance 17-vjeçare që tingëllon si një përrallë e jetës reale, që e ka shndërruar Autumn nga një ish-asistente personale në një pjestare shumë të respektuar dhe të dashur të familjes mbretërore./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *