Çifti më i famshëm i hollivudit Brad Pitt dhe Angelina Jolie po divorcohen. Lajmi është konfirmuar nga avokati i Jolie, i cili sqaroi se ishte aktorja ajo që kërkoi shkrirjen e martesës, duke shtuar se një vendim i tillë është marrë për të mirën e familjes. Aktorët e njohur Bred Pit dhe Angelina Jolie janë së bashku që prej vitit 2004, por e kurorëzuan lidhjen në martesë vetëm në gusht të vitit 2014. Ata kanë gjashtë fëmije, tre prej të cilëve i kanë adoptuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *