E diel, 22 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 minuta më parë
Showbiz

Divorci shkatërron fëmijët e gjyqtares…

Këngëtarja dhe gjyqtarja e spektakleve të mëdha Mel B po e akuzon ish-in e saj për ekspozimin e fëmijëve të saj në media. Ajo dëshiron që beteja legale mes tyre të jetë e mbyllur për publikun, sepse po fiton shumë vëmendje nga mediat, e kjo po i dëmton fëmijët e saj.

 

 

Reklamë

 

 

Ajo pretendon se ish burri i saj, Stephen Belafonte po i lajmëron mediat për orarin e vizitave të vajzës së tyre, dhe përderisa ekspozimi në media mund të jetë i mirë për Belafonten, nuk është i mirë për vajzën e vogël. Belafonte mohon tërësisht pretendimin se po i lajmëron mediat për oraret e vizitave.

 

 

 

 

Të dy do të përballen në gjyq muajin e ardhshëm për të parë nëse rasti mes tyre do të mbyllet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë