Divorci i çiftit me te famshëm te Hollywood-it Brad Pitt e Angelina Jolie ka shokuar miliona fansa te tyre ne te gjithe boten, por ndersa ishte aktorja ajo qe kerkoi fundin e martesës, Pitt nuk e ka pritur mire kete vendim. Ai deklaroi per revistën “People” se ishte i trishtuar, por kerkoi te ruhet privatësia, pasi kjo eshte ne te miren e fëmijëve. Apeli shkoi veçanërisht per shtypin, qe duhet t’i jape hapësirën e nevojshme ne kete periudhe te veshtire per te. Sipas informacioneve, 41-vjeçarja kerkoi ndarjen nga 52-vjecaqri per shkak te dallimeve te papajtueshme qe ekzistojnë mes tyre. Avokati i saj sqaroi se vendimin e kishte marre per te miren e familjes. Aktorja ka kerkuar kujdestarinë e 6 fëmijëve, por gjykatësi duhet t’i jape Pitt te drejtat e takimeve me ta. Spekulimet qe shoqëruan fundin e martesës se çiftit te njohur si Brangelina jane te shumta, ku disa gazeta përmenden paaftësinë e Pit per te rritur fëmijët, ndërsa te tjera folen per problemet e tij me alkoolin, apo lidhjen e tij me nje tjetër aktore. Ndërsa i ati i Angelines, aktori i njophur Jon Voight i keqardhur u shpreh se çfarëdo qe shkaktoi ndarjen, duhet te kete qene diçka e forte. Si per ironi, Pit dhe Joli se fundi kishin bashkëpunuar ne filmin “By the sea” ne vitin 2015, nje drame e fokusuar ne përpjekjet e nje çifti per te zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre martesore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *