Divorc pas një martese jo te lumtur e ka përkufizuar kryeministri shqiptar Edi Rama, vendimin e popullit britanik per te dale nga unioni. Ketë deklarate kreu i qeverisë e ka mbajtur gjate iftarit qe ka shtruar për muajin e shenjtë të Ramazanit. Kryeministri Rama u zotua gjithashtu se, reforma në sistemin e drejtësisë do të çohet deri në fund. Në këtë iftar ishin të ftuar politikanë, krerët e besimeve fetare në vend, diplomatë, akademikë dhe njerëz të medias.