Bisedimet me Britaninë e Madhe për ndryshimin e marrëveshjes së divorcit me Bashkimin Evropian, nuk kanë shënuar progres.

Zyrtarët e BE-së,thanë të mërkurën se bisedimet në Bruksel të udhëhequra nga të deleguarit e kryeministres Theresa May, nuk patën rezultat pasi ata nuk kanë ende një plan të qartë për negociata të mëtejshme vetëm 3 javë para daljes së planifikuar të Britanisë më 29 mars.

“Duket se bisedimet tashmë janë vështirësuar më shumë se sa pritej” tha Margaritis Schinas, zëdhënës i Komisionit Evropian.

Ajo bëri të qartë se britanikët nuk kanë shtruar në tryezë asnjë zgjidhje në përputhje me marrëveshjen e tërheqjes, duke përfshirë protokollin mbi Irlandën dhe Irlandën e Veriut”.

Nga ana tjetër britanikët shprehen se diskutimet në Bruksel ishin “të fuqishme” dhe të detajuara dhe se do të rifillonin së shpejti. Ndërsa spekulohet sse një marrëveshje do të nënshkruhet gjatë javës.

Britania pritet të largohet nga unioni më 29 mars. Blloku do të vendosë në takimin e 21 dhe 22 marsit, por më parë parlamenti britanik do të mblidhet javën e arshshme për të ratifikuar marrëveshjen e divorcit.

Edhe pse kanë mbetur edhe 23 ditë, ekziston frika që Britania të dalë nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje, por një gjë e tillë do të shkaktonte kaos në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *