E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ditmir Bushtai takon Erdogan

Gjate vizitës zyrtare ne Turqi, ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati u takua me presidentin turk Rexhep Taip Erdoan. Ne takim u vlerësua rëndësia e thellimit te bashkëpunimit mes dy vendeve dhe konsolidimi i partneritetit strategjik, si aleate ne NATO. Duke u ndalur ne zhvillimet ne Turqi, ministri Bushati shprehu dhe mbështetjen e plote per popullin dhe qeverinë turke, per vendosjen e rendit kushtetues ne vend. Erdoan dhe Bushati vlerësuan te rendesishem edhe bashkëpunimin ne infrastrukture, energji, bujqësi dhe turizëm, qe ka nje impakt ne ekonominë e vendit dhe forcimin e bashkëpunimit ne sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë. Ministri Bushati theksoi qeveria është e interesuar per vazhdimin e trendit pozitiv te shtimit te investimeve turke dhe ndërsa siguroi presidentin Erdoan, se Shqipëria ofron nje klime te sigurt per nxitjen e investimeve turke.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë