E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ditmir Bushati, vizitë në Uashington

Ministri per Evropen dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, do te jete sot në Uashington, ku do te marre pjese se bashku me homologe te vendeve te Ballkanit Perëndimor, ne nje konference mbi bashkëpunimin rajonal dhe sigurinë. Aktiviteti është organizuar ne kuadër te nismës “Future Europe” te Këshillit te Atlantikut.

 

Përgjatë dy ditëve ne Uashington, ministri Bushati do te ketë takime ne Departamentin Amerikan te Shtetit, me këshilltarin e sigurisë kombëtare, me senatore dhe kongresmene, si edhe nje takim me Dhomat e Tregtisë Amerikane, ku do te kete mundësinë te prezantoje potencialet  per te investuar ne Shqipëri dhe per te thelluar me tej bashkëpunimin ekonomik.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë