Subscribe

Shefi i diplomacie shqiptare Ditmir Bushati ka deklaruar se ne raport me statusin e Jerusalemit, Shqipëria ndan te njëjtin qëndrim me Bashkimin Europian.

 

Përballë akuzave te opozitës se ambasadori ynë ne Konferencën Islamike ka votuar pro një rezolute anti-amerikane, ministri i jashtëm ka sqaruar se qëndrimi i Qeverise shqiptare ne raport me Palestinën nuk ka ndryshuar.

 

“Nuk ka një qëndrim të ri nga ana e Shqipërisë. E kemi bërë këtë diskutim edhe për Palestinën në OKB me shumë prej jush. Është i njëjti qëndrim që Shqipëria ka mbajtur në OKB, në lidhje me 4 rezoluta të Këshillit të Sigurimit, rezoluta detyruese që i referohen 1967-s, në përputhje me linjëzimin tonë të politikës së jashtme, 100% me atë të Bashkimit Evropian. E përsëris edhe një herë, thjesht për informacionin tuaj dhe kërshëri shkencore: në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik nuk votohet”.

 

Bushati ka risjellë në vëmendje se anëtarësimi ne Konferencën Islamike është bere ne vitin 1992 nga Berisha dhe niveli i përfaqësimit tradicionalisht ka qenë jo politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *