E shtunë, 26 Shtator 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Ditët e trashëgimisë kulturore, mbyllen aktivitetet në Shkodër/ FOTO

U mbyllën mbrëmë aktivitetet e organizuara nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Veprimtarive Tradicionale në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Kulturore Europiane dhe Kombëtare, pjesë e së cilës është shpallur edhe “Ahengu Shkodran”, si një ndër shtatë kryeveprat e trashëgimisë shpirtërore kombëtare.

 

Aktivitetet u zhvilluan në oborrin e Shtëpisë Muze të rilindasit Pashko Vasa, në shtëpinë muze të familjes Çeka, për t’u finalizuar mbrëmjen e të hënës në Muzeun Historik, Banesa “Oso Kuka” me një koncert të traditës, i cili zhvillohet nga Bashkia Shkodër për të shtatin vit me radhë, me pjesëmarrjen e artistëve të rinj dhe të afirmuar.

 

“Ahengu Shkodran”, e shpallur si një ndër shtatë kryeveprat e trashëgimisë shpirtërore kombëtare, erdhi mbrëmë tek publiku i pranishëm me të gjithë elementët e tij, duke risjellë në vëmendje pasurinë e çmuar që qyteti ynë përçon tek brezat e rinj.

 

Vazhdo të lexosh