E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ditët e para të operacionit, Frontex përballet me refugjatët sirianë

Operacioni Frontex është përballuar që në nisje me refugjatët sirianë në kufirin shqiptaro-grek. Burime pranë këtij operacioni thanë se ditën e shtunë u ndaluan 8 klandestinë në zonën e kufirit të gjelbër në Devoll.

 

Ndërsa në tre ditët e fundit janë kapur 40 klandestinë sirianë. Prania e forcave të Frontex, jo vetëm ka shtuar masat e kontrollit në kufi por ka ndryshuar edhe procedurat e verifikimit të klandestinëve dhe hyrjen e tyre në territorin shqiptar. Të ardhurit nga vendet në konflikt, tashmë meren në pyetje nga efektivat e Frontex dhe jo policia kufitare e rajonit të Korçës.

 

Reklamë

Ndërkaq, me refugjatët po ndiqet praktika e kthimit të tyre të menjëhershëm në Greqi. Përjashtim bëjnë vetëm familjet e klandestinëve, persona të sëmurë ose ata që e justifikojnë kërkesën për azil në vendet e BE.

 

Të pakët janë refugjatët që dërgohen në Babrru, kjo edhe për faktin se kjo qëndër akomodimi është e mbipopulluar. Edhe pse janë përforcuar masat e kontrollit në brezin e kufirit të gjelbër me Greqinë me ardhjen e forcave të Frontex, raportohet se ka hyrje të përditëshme të refugjatëve sirianë.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë