Kolonia ndërkombëtare e arteve figurative ‘Ditët e Mios’ vjen sërish në Korçë si një aktivitet i përvitshëm në nderim të veprës së Piktorit të Popullit, mjeshtrit të peizazhit Vangjush Mio.

 

Vjeshta e Korçës vjen këtë herë në tablotë e piktoreve nga Greqia, Moldavia, Polonia, Arabia Saudite, Shqipëria, Kosova,  Maqedonia e Veriut etj.  Korça dhe rrethinat e saj me natyrën e bukur të vjeshtës do të kthehen në një studio të madhe pikture ku të frymëzuar edhe nga stili i Piktorit të Popullit Vangjush Mio, mjeshtrat e telajos do të sjellin punimet e tyre.

 

Prej vitesh, ky aktivitet i organizuar nën kujdesin e bashkisë Korçë është kthyer në veprimtarinë më të rëndësishme për artistët e penelit nga Shqipëria dhe vende të tjera.

 

Në këtë edicion ‘Ditët e Mios’ zhvillohen nga data 25-28 tetor duke u përmbyllur me ekspozitën e punimeve të realizuara nga piktorët pjesmarës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *