Prej disa ditësh Komisioni Hetimor i inceneratorëve i cili drejtohet nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku po zhvillon mbledhje duke publikuar fakte dhe dëshmi lidhur me ndërtimin e inceneratorëve të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.

 

Gjatë këtyre ditëve janë marrë në pyetje persona të ndryshëm të cilët janë renditur në listën e personave të përfshirë në atë që opozita e cilëson si afera e vjedhjes së inceneratorëve. Ndërkohë në ditët në vijim pritet që mbledhjet e këtij Komisioni të jenë edhe më të “nxehta”.

 

datën 21 shkurt në listën e dëshmitarëve renditen:

 

1-Emiriana Sako, Kryetare e Bashkisë Durrës

 

2-Shkelqim Cani Ish Minister i Financave

 

3-Belinda Balluku Ministre e Infrastruktures dhe Transportit

 

4-Armando Subashi 21 shkurt Kryetar i Bahskisë Fier

 

5-Arben Ahmetaj Zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë

 

Ndërkohë në mbledhjen e datës 23 shkurt pritet që kryeministri Edi Rama të shkojë të dëshmojë para Komisionit. Deputetja Jorida Tabaku deklaroi nga Kuvendi se kryeministri Edi Rama i ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë proces.

 

Hetimi në lidhje me këtë çëshje do të përfundojë më 25 shkurt.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *