Subscribe

Kryeministri Edi Rama komentoi festën e ditëlindjes së organizuar nga aktori i humorit Bes Kallaku disa ditë më parë. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Rama e cilësoi festën një spektakël të pështirë që sfidoi ligjin.

 

“Nuk mund të ketë grumbullime më shumë se dhjetë persona dhe nuk mund që të bëhen festa e dasma, deri edhe ceremonitë e dhimbshme mortore me më shumë sesa familjarët. Na shfaqen në një spektakël të pështirë të karshillëkut jo vetëm me ligjin, por edhe me vetë shëndetin e të tjerëve në rast se nuk janë të interesuar për shëndetin e tyre. Këtë kam parë, më shumë sesa kaq nuk kam parë ndonjë gjë të veçantë.”

 

Pjesë e festës ishin edhe presidenti Ilir Meta e kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, por edhe shumë personazhe të tjerë publikë. Rama u shpreh se ligji nuk zbatohet nga vetë presidenti, ndërsa të pranishmit në ditëlindje i quajti çetë. Të gjithë pjesëmarrësit u gjobitën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *