Gjobitet me 1 milionë lekë administratori i një lokali në Laknas, ku aktori i humorit Bes Kallaku organizoi datëlindjen e 35-të. Në këtë festë, ishte i ftuar presidenti Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe shumë personazhe të tjerë të njohur për publikun.

Përveç pronarit të lokalit, do të ndëshkohen me gjobë edhe të gjithë personat pjesëmarrës në këtë aktivitet, për shkak të shkeljeve të masave kufizuese anti-Covid, në një kohë kur grumbullimet janë të ndaluara me akt normativ të qeverisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka pezulluar nga detyra 6 punonjës policie për moskryerje të kontrollit të territorit dhe ka nisur ndaj tyre ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *