E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ditea zbulon detaje nga projekti i ri me Sarah Berishën: Do të realizojmë fotot jashtë Shqipërisë!

Ditea ka ndarë me Niko Komanin detaje nga projekti i saj pasi të dalë nga “Ferma VIP”.

Blogerja shprehet se ajo dhe motra e saj, Sarah Berisha do të hapin një brand veshjesh. Siç tregon fermerja, fotot e veshjeve do të bëhen jashtë Shqipërisë, me imazh vetë motrat ose shoqet e tyre të ngushta.

Reklamë

 Pjesë nga biseda:

Ditea: Mezi po pres të dalë. Të shoh deri ku jemi. Nëse unë dalë vonë, edhe mund të jetë lancuar projekti i ri

Reklamë

Niko: Do dilni si imazhe?

Ditea: S’po di. Kemi menduar që fotot t’i bëjmë jashtë. Photoshooting pra në vende jashtë se ne edhe udhëtojmë

Niko: Vetë ju si imazhe?

Ditea: Ose ne, pra unë me Sarën, ose të marrim shoqet, se dua të bëjmë një gjë shumë profesionale. E kemi menduar gjatë si projekt si do t’a realizonim. Stili që unë dhe Sara kemi në veshje është i përqafueshëm nga të gjithë. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë