Pas Italisë dhe Spanjës, tashmë janë Franca dhe Britania e Madhe që po kalojnë ditë të vështira për shkak të numrit të lartë të vdekjeve nga Covid 19.

Franca gjatë tre ditëve të fundit ka pasur cdo ditë mbi 1 mijë të vdekur. Autoritetet kanë llogaritur jo vetëjm viktimat ditore nga koronavirusi por edhe ato të dhëna q ëkanë ardhurme vonesë nga shtëpitë e të moshuarve ku ditët e fundit ka pasur një numër të madh viktimash nga ky virus por që nuk ishin raportuar në shifrat zyrtare nga autoritetet.

Për këtë arsye këtë të shtunë kemi pasur 1053 viktima në këtë vend duke e cuar totalin tashmë në 7560. Ndërkohe numri I të prekurve ka kapur shifrën 90 mijë.

Edhe Anglia është shumë e shqëtësuar për përmasat e përhapjes së koronavirusit.  Ketë të shtunë kemi pasur një tjetër rekord prej 708 viktimash në Angli për ta cuar shifrën totalë në 4313. Ndërkohe të prekurit kanë shkuar në 42 mijë.

Në SHBA kemi tashmë 305 mijë të prekur dhe 8300 viktima.

Në Gjermani të shtunën ka pasur 120 viktima për ta cuar gjithsej shifren në 1395. Mirëpo në Gjermani shifra e të prekurve është shumë e lartë, plot 96 mijë.

Holanda me 164 viktima në një ditë dhe Belgjika me 140 kanë gjithashtu mesarare të lartë të numrit të vdekjeve.

Në të gjithë botën janë 1 milionë e 191 mijë të prekur nga të cilët më shumë se 62 e 200 kanë gjetur vdekjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *