E mërkurë, 23 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ditë të vështira presin Donald Trump

Ish-shefi i FBI-së, Robert Mueller do të drejtojë hetimet për ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

 

Ai do të ketë rolin e një prokuropri special, pasi departamenti i Drejtësisë vendosi të zgjedhë një person të jashtëm, për të rritur besueshmërinë për këtë cështje.

 

Reklamë

Aktualisht, FBI dhe dy komisione të Inteligjencës në Kongres po hetojnë nëse ka lidhje mes ekipit të fushatës së presidentit Trump me Rusine.

 

Vendimi e kapi në befasi Shtëpinë e Bardhë, pasi Trump u informua vetem pas emërimit.

 

Por ai reagoi, duke deklaruar se një hetim i plotë do të konfirmojë se nuk ka patur asnjë bashkëpunim midis ekipit të fushatës së tij me rusët. Trump pret që kjo cështje të përfundojë shpejt.

 

Marrja ne detyre e Myler u firmos nga zëvendësprokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein, i cili sqaroi se është në interesin publik një zgjedhje e tillë.

 

Demokratët kishin kërkuar që hetimet të drejtoheshin nga dikush jashtë departamentit të Drejtësisë. Thirrjet për një hetim special ishin shtuar që pasi presidenti Trump shkarkoi ish-shefin e FBI, James Comey.

 

Rosenstein tha se vendimi nuk do të thotë që ekzistojnë fakte për ndonjë vepër penale. Mueller e ka pranuar detyrën, duke shtuar se do të bëjë më të mirën. Ai ka shërbyer për 12 vjet si shef i FBI-së gjatë presidencës së Bush dhe Obamës dhe së fundi ka punuar në një firmë ligjore private.

Vazhdo të lexosh

Reklamë