E enjte, 1 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ditë me mot të qëndrueshëm sot në vend, sa arrijnë temperaturat

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët, me alternime vranësirash gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Këto vranësira pritet të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, kryesisht në formë pikash, në zonat lindore të vendit. Në pjesën tjetër të territorit nuk parashikohen reshje.

Reklamë

Era do të fryjë me drejtim juglindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.
Ndërkohë, valëzimi në dete do të jetë i ulët, me forcë 1 ballë.

Temperaturat do të luhaten nga 1 gradë Celsius minimalja deri në 20 gradë Celsius maksimalja në rang territori.

/vizionolus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë